Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme përballë njëri-tjetrit kunatën me kunatin. Shkak për këtë është bërë një rrugë, e cila është bllokuar dhe si pasojë Mimoza e ka të pamundur të shkojë në shtëpi.
Ajo ka thirrur vëllain e burrit në studio sepse kërkon që situata me rrugën të qartësohet, pasi momentalisht për të shkuar në shtëpi, ajo dhe familja e saj po kalojnë në v rreza.
Mimoza: Unë kam sjellë kunatin tim këtu, se kemi një problem rruge, për të vajtur tek banesa ime. Ne kemi jetuar në Greqi për ca vite, kemi 5 vite që jemi kthyer. Fshati është lidhur me rrugë dhe unë dua të lidhem me rrugën të shkoj tek banesa. Eni Çobani: Azizi çfarë peshe ka në gjithë këtë histori? Mimoza: Azizi në radhë të parë ka qenë kryeplak fshati.
Eni Çobani: Sot nuk është më? Mimoza: Jo! Eni Çobani: Ju keni qenë kryeplak. Në çfarë periudhe?
Aziz: Kam qenë kryeplak para 4 vitesh, deri në 13 Dhjetor të vitit 2019. Ky problem qëndron që nga viti 1993, që është mbyllur kjo rruga ekzistuese.
Eni Çobani: Pra Mimoza e ka gjetur të mbyllur këtë rrugë? Aziz: Unë nuk e di për me shkrim, sepse nuk e kam lexuar. Mimoza: Kush e ftoi kryeplakun e asaj kohe, pala tjetër apo babai jot, për ta bllokuar rrugën? Aziz: Nuk jam i sigurt, sepse atëherë kam qenë i ri dhe nuk jam i sigurt.
Mimoza: Vjehrra ime më ka treguar se ata e kanë bllokuar rrugën me forcë. Kanë ftuar kryeplakun e fshatit të asaj kohe dhe në bashkëpunim e kanë bllokuar, se aty ku kalojmë ne janë v rreza. Eni Çobani: Ku kaloni ju për në shtëpi? Mimoza: Ku kalojmë ne tani për momentin, aty janë v rreza, nuk ka patur tjetër zgjedhje vjehrri im. Eni Çobani: Po si ka pranuar babai juaj që të kalojë në v rreza Aziz, se kjo është njëçik e çuditshme.
Aziz: Atë rrugë ka zgjedhur që është me vendimin e kryesisë së fshatit, por babai im pasi e kishte kuptuar shkuam prapë ne tek pala tjetër për ta kërkuar. Mimoza: Jo, jo nuk është aspak e vërtetë nuk e ka pranuar. Aziz: Një sekondë. Shkuam prapë me babain tim për ta kërkuar tek pala tjetër me mirëkuptim. Eni Çobani: Kush është pala tjetër? Aziz: Tek familja e Rabie Sulës!
Eni Çobani: Tani Rabija është sot pronare e kësaj rruge? Aziz: Nuk e di a është nëna e vet, a është vetë, nuk jam i sigurt. Mimoza: Zonja Eni aty ku kalon rruga, nuk e ka askush në certifikatë pronësie, aty është pyll.
Eni Çobani: Nga komunikimi që unë kam kryer me zonjën Rabije, në bazë të telefonit që ju më keni dhënë, Rabija ka pranuar që në fakt ajo është pronare dhe që normalisht kjo gjë është ndarë herët, ashtu siç thotë edhe Azizi sot nga babai i familjes, pra nga ish-vjehrri juaj i ndjerë, gjë që ju sot nuk e pranoni dhe thoni jo. Mimoza: Jo është gënjeshtër!/