Një studente 21-vjeçare greke ka humbur jetën pasi është përplasur me makinë nga një shtetas shqiptar. Babai i 21-vjeçares Emmanuela ka treguar për mediat greke se vajza e tij humbi betejën në spitalin Papageorgiou në Selanik, ku u intubua.
Një shofer i pavetëdijshëm e bëri fëmijën tim engjëll në parajsë.
Varrimi i studentes së re, e cila ka studiuar në Shkollën Veterinare të AUTH-së, pritet të bëhet në vendlindjen e saj, në Chania.
Vajza e re mbeti e plagosur rëndë në orët e para të së martës, pasi u tërhoq zvarrë përgjatë rrugës Egnatia nga makina e drejtuar nga 26-vjeçari shqiptar. Që në momentin e parë mjekët bënë përpjekje të shumta për ta mbajtur në jetë, por gjendja e saj shëndetësore ishte jashtëzakonisht kritike dhe ajo u shtrua në Repartin e Mjekimit Intensiv.