Artan Hoxha tregon faktet që zbardhin misterin e madh: Është fshehur apo ekzekutuar Ervis Martinaj, pse hesht policia?


Gazetari investigativ Artan Hoxha, është rikthyer të flasë sërish për misterin që ka përfshirë historinë e Ervis Martinajt. I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha ka theksuar edhe njëherë se Martinaj është tradhtuar dhe është dorëzuar tek persona të veshur me uniforma policie.

I pyetur se përse hesht policia, Hoxha tha se heshtja e autoriteteve është e qëllimshme. Pjesë nga biseda: Fevziu: Pse nuk flet policia?

Hoxha: Policia ka një hetim por ata nuk mund të flasin për hetim. Për mua është vija e demarkacionit e një dekada. Heshtja e autoriteteve është bërë qëllimisht. Kur flas për ngjarjen unë kam parasysh që kam qenë dhe kam folur dhe me njerëzit e tij.

Fevziu: Ti anon nga faktet? Hoxha: Unë anoj nga faktet dhe faktet nuk i ka policia dhe prokuroria. Kemi të bëjmë me një ngjaje që shënjon një vijë demarkacioni Fevziu: Pra ti thua se është eleminuar?


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *