Hakerat “s’bëjnë pushim” as për 28 Nëntor, publikojnë…


Grupi i hakerave iranianë “Drejtësi për Atdheun”, ka publikuar këtë të hënë patentat e shqiptarëve. Duke qenë se është bërë e udhës që çdo të hënë ata të publikonin të dhëna të marra nga serverat e shtetit, duket se edhe për 28 Nëntor nuk e kanë bërë pushim.

“A është më e rëndësishme për ju siguria e terroristëve sesa siguria e “shpikësve” shqiptarë? Ju nuk jeni të gatshëm të paguani çmimin e sigurisë dhe sigurisë së njerëzve tuaj.

Atëherë, si e shpenzoni thesarin e qeverisë për mbrojtjen dhe promovimin e terroristëve? A do të thotë kjo gjë tjetër përveç korrupsionit qeveritar?”, thuhet ne mesazhin e shpërndarë prej tyre në grupin në Telegram.

Siç shihet dhe në foto, dokumenti përmban dhjetëra faqe me të dhëna të shqiptarëve, patentën, adresën, vendin e lëshimit të saj, banimin. Aty është po ashtu dhe numri i regjistrimit, atësia, madje dhe grupi i gjakut, një procedurë që bëhej më parë kur aplikohej për patentë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *