I buzëqeshur e në disponim, hoxhë Shefqet Krasniqi pozon në veturën luksoze ”McLaren”


Njihet për deklaratat e tij dhe këshillat fetare për jetë modeste, megjithatë hoxhës së njohur Shefqet Krasniqi i janë ndarë sot në rrjete sociale disa fotografi, në të cilat shihet brenda një veture luksoze.

Krasniqi shihet me disponim të mirë, në ulëset e ngasësit, në veturën e brendit të njohur botëror të markës ”McLaren”, transmeton klankosova.tv.

Vetura ”McLaren”, në të cilën shihet hoxhë Shefqet Krasniqi, ka ngjyrë portokalli, anise duket të jetë në një lokal automjetesh servisimi. Kankosova.tv, mëson se hoxhë Shefqet Krasniqi nuk është pronar i kësaj veture, megjithatë ai u bë sot pjesë e mediave dhe rrjeteve sociale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *