Momenti më magjik, Dua Lipa shfaqet e mbështjellë me flamurin kuq e zi


Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore nuk humbet rast për të treguar krenarinë e saj për origjinën shqiptare.

Gjatë koncertit madhështor të mbajtur sot në Tiranë, me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë, Dua së bashku me trupën që e shoqëronte e mbështjellë me flamurin shqiptar i tregoi dhe një herë botës se nga vjen.

Më herët, gjatë një konferencë për mediet ajo theksoi se ne si shqiptarë kemi të drejtë të ndihemi krenarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *