Një objekt i çuditshëm i dalë në brigjet e një plazhi ka nxitur një debat të frikshëm e qesharak online. Njerëzit besonin fillimisht se objekti ishte një këmbë njeriu, por ekspertët sugjerojnë se mund të ketë një shpjegim shumë të sikletshëm.
Një grua në Australi ishte duke shijuar ditën e saj në rërën magjike të ishullit Magnetic në Queensland kur objekti i frikshëm u shfaq në breg.
Ajo i shpërndau pamjet në Ti kTok dhe si gjithmonë shpë rtheu interesi i përdoruesve me plot kohë të lirë në duar, dhe pak mend në kokë. Gruaja shkruan në prezantimin e saj: “Eiii … çfarë dreqin është kjo? Shih sa e madhe … është sa këmba ime. E ne veritshme.” Video e saj u bë shpejt virale në rrjet dhe tërhoqi madje vëmendjen e ekspertëve të oqeanit.
Gruaja më pas poston një tjetër video ku thotë: “Me ndihmën e rrjetit dhe disa ekspertëve detarë, e zbuluam më në fund se çfarë mund të jetë kafsha e çuditshme”.
“Është një pe nis balene dhe me sa duket meshkujt kur lu ftojnë med tyre kafshojnë organet e njëri-tjetrit dhe ato përfundojnë në plazhe duke habitur njerëzit”.
Balenat mashkull në fakt njihen që lu ftojnë mes tyre në sezonin e çiftimit por vetëm duke përpl asur kokat. Kështu që askush nuk mund të konfirmonte me siguri identitetin e copës së mishit detar.