A ishte Neymar arsyeja e ndarjes së Feros me Arbenitën


For you page” i të gjithëve në TikTok këto ditë biem dakord që ka qenë i mbushur me video të futbollistit brazilian Neymar. Të shumta kanë qenë vajzat që i janë bashkuar trendit të tij. Përjashtim nuk ka bërë edhe Arbenita Ismajli.

Mirëpo modelja është më e privilegjuar, pasi krahas videos ku bën lëvizjen e Neymar me duar ka shfaqur edhe një mesazh që futbollisti i njohur i ka dërguar në Instagramin e saj.
Neymar i ka dërguar Arbenitës një fytyrë me zemra (emoji), më datë 16 nëntor në orën 22:44 të mbrëmjes. Në foton e publikuar duket se modelja nuk i ka kthyer mesazhin futbollistit.

Kjo video është fshirë nga profili i Arbenitës në TikTok. Por, nuk mbaron me kaq! Ajo që ka më shumë rëndësi në këtë histori është fakti që Fero bashkëshorti i Arbenitës nuk e ndjek këtë të fundit në Instagram. As modelja nuk e ndjek babain e vajzës së saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *