Momenti kur hyn hajni me armë në market, punëtorët e kapin dhe e rrëzojnë (VIDEO)


Nën kërcënimin e armës, një person ka grabitur para nga arka e një marketi, të hënën në Gjilan.

Sipas Policisë së Kosovës, tre punonjësit e marketit njoftuan Policinë për rastin, derisa kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin. Policia ka arrestuar personin dhe i është konfiskuar një armë zjarri me një karikator.

“I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor. Rasti është iniciuar si “grabitje e armatosur”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *