E dhimbshme: Gruaja që u vra para Gjinekologjisë ishte në javët e fundit të shtatzënisë


Gazeta Sinjali ka mësuar detaje të reja lidhur me vrasjen e gruas pranë repartit në Gjinekologji. Sipas burimeve të Sinjalit, gruaja shtatzënë e cila po dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj, ajo ishte e shtrirë në repartin Obstetrik dhe është në javën e fundit të shtatzanisë.

Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur para pak minutash dhe akoma nuk dihen detaje.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë krim të rëndë ndodhet në arrati, ndërkohë që Policia ka aktivizuar ekipin ekipin hetimor, njësitin e Forenzikës dhe ka filluar operacionin për identifikimin dhe kapjen e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *