12-vjeçarja përd’hunohet, Nëna E Së Miturës Hedh Në Gjyq “Dhëndrin” Që E Rrëmbeu


Një nënë i është drejtuar gjykatave në Irak për të anuluar martesën fetare të vajzës së saj 12-vjeçare, e cila pretendon se është përdhunuar. Gjykata në fjalë, ka shtyrë seancën për të parandaluar që burri të zyrtarizojë martesën e tij me të miturën.

Ky është një rast që ka ngjallur reagime të shumta në vend. Avokati i nënës së të miturës, Marouane Obeidi, tha se ajo kërkoi që të mos zyrtarizohej martesa, “sepse 12-vjeçarja nuk mund të martohet për shkak të moshës së saj të re”.

Mosha ligjore për martesë në Irak është 18 vjeç, ndërsa me “pëlqimin” e prindërve lejohen edhe martesat nga mosha 15 vjeç. Dasmat fetare nuk lejohen, përveçse në një kontekst të caktuar, por megjithatë ato kryhen dhe zyrtarizohen thjesht duke paguar një gjobë. Rreth 10 aktiviste të një organizate të grave ishin mbledhur jashtë gjykatës duke mbajtur pankarta me slogane si “Jo martesës së fëmijëve” dhe “Martesa e fëmijëve është krim kundër fëmijëve”.

“Një vajzë 12-vjeçare nuk ka moshën ligjore për të marrë vendime që do të përcaktojnë të ardhmen e saj.”-tha Organizata për Çlirimin e Grave në Irak (OËFI), duke vënë në dukje se martesat bëhen edhe nga mosha nëntë vjeç.

Organizata kërkon shfuqizimin e nenit 398 të Kodit Penal, i cili lejon që përdhunuesi të mbetet i pandëshkuar nëse martohet me viktimën e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *