Detajet/ Gruaja shtatzënë doli të blinte ushqime, burri “monstër” e qëlloi me disa plumba pa mëshirë, ishin të ndarë


Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që tronditi Prishtinën mbrëmjen e sotme, ku një grua shtatzënë u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj para maternitetit të Qendrën Klinike Universitare.

Mësohet se viktima është një 35-vjeçare, ka qenë në javën e 41 të shtatzënisë dhe ndodhej e shtrirë në këtë Klinikë, duke pritur për të lindur.

Burime për mediat kosovare bëjnë me dije se gruaja kishte dalë për të blerë ushqime për t’i konsumuar dhe më pas po qendronte e ulur në një stol para maternitetit. Në këtë moment, ajo është ekzekutuar me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj.

Sipas dëshmitarëve, burri e ka qëlluar fillimisht me një plumb 35-vjeçaren dhe pasi gruaja është rrëzuar, ai e ka qëlluar edhe disa herë të tjera.

Burime për mediat kosovare bëjnë me dije se çifti ishte ndarë, pasi gruaja kishte ngelur shtatzënë. Në foto-galerinë e mëposhtme, pamjet nga vendi i ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *