A mund të shpëtohej foshnja e 35-vjeçares së vrarë, flet gjinekologu


Gjinekologu, Shefqet Lulaj, ka treguar se a do të mund të shpëtohet foshnja që ishte në barkun e 35-vjeçares, Hamide Magashi, që u vra mbrëmë në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK.

Ai tha se nxjerrja e foshnjës nga nëna e vdekur për herë të parë është bërë 100 vjet para Krishtit, derisa shtoi se edhe etika mjekësore e lejon këtë intervenim nëse konstatohet që nëna ka vdekur e foshnja është gjallë.

“Nxjerrja e frytit nga mitra e nënës së vdekur është bërë për herë të parë 100 vjet para Krishtit. E drejta romake ka lejuar një intervenim të tillë kur është konstatuar se nëna ka vdekur dhe fryti është i gjallë. Etika mjekësore lejon që nëqoftëse konstatohet që nëna ka vdekur e fryti është i gjallë, atëherë lejohet hapja e abdomenit dhe nxjerrja e frytit. Nuk duhet ndonjë parapërgatitje për fushën operative, duhet një skalper dhe prehet abdomeni. Por gjatë kësaj kohe duhet të bëhet përpjekje për reanimimin e nënës”, tha Lulaj në një lidhje direkte në emisionin “Frontal” të T7

Mirëpo, situata e mbrëmshme, sipas Lulajt, ishte “dramë e vërtetë”. Ai thotë se i kupton kolegët që e kanë pasë të vështirë për t’u përcaktuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *