Ngjarja e trishtë në Kosovë, Getinjo: Mos na fusni të gjithëve në një thes, këto raste ndodhin kudo në botë


Ngjarja e trishtë e ndodhur një natë më parë në Kosovë, ku një zonjë 35-vjeçare shtatzënë mbeti e vr.a r.ë nga ish-bashkëshorti i saj në oborrin e maternitetit në Prishtinë ka prekur të madh e të vogël e ka sjellë shumë reagime në rrjete sociale nga njerëz të njohur të çdo fushe në Shqipëri e Kosovë.

Mes reagimeve të shumta, edhe reperi i njohur, Getinjo, ka mbajtur një qendrim për këtë ngjarje të rëndë. Përmes një postimi në Instastory, ai shkruan se nuk duhet të futen të gjithë burrat në një thes, por që duhet të dënohen njerëzit që bëjnë krime të tilla pa marrë parasysh gjininë. Ai kërkon gjithsshtu që në vend të postimeve në rrjete sociale, të dënohen këta njerëz.
Postimi i plotë i Getinjos në Instagram:

“Çdo mal ka thi, mos na shtini krej burrave me nje thes! Keso raste ndodhin gjithkund ne bote,normal qe nuk duhet me ndodh,edhe ska arsyetim as nuk ka falje! Po mos filozofoni tash qysh ja keni zanat. DENONI VEPRAT E KQIJA! DENOJ njerezit qe bejne krime te tilla pa marr parasysh gjinine.NJERI eshte NJERI!

Boll u bo mo me postime dhe me fjalime te moralshme dhe fjalime te zgjuara ehaaaaaaa perdit po vrasin perdit po perseriten! DENIMI bjen DISIPLINE!!! U myten tu rrxu shpija e tu konfisku villa e tu mshel biznese neper Kosove tu mendu qe kshtu zhduket e keqja. Kaloni bukur populli jem! Po me vjen inat qe 1 djal i ri si un me tattoo ne trup dhe pak i rebeluar po ju mson”- shkruan Getinjo në Instagram.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *