E rëndë në Tiranë/ Dyshohet se mjekët infektuan me HIV 1 vjeçarin, prindërit e tij negativ, rasti ende nën hetim


Një fëmijë vetëm 1 vjeç është infektuar me HIV/ AIDS në në Tiranë. Prindërit e tij kanë rezultuar negativ dhe për këtë shkak dyshohet se fëmija është infektuar në spital si rezultat i një gabimi njerëzor gjatë kohës që merrte trajtim mjekësor.

Rasti po hetohet nga institucionet për të gjetur përgjegjësit se nga kush është infektuar fëmija, teksa ky rast është një kambanë alarmi për sigurinë e munguar në institucionet e kujdesit shëndetësor.

Pasi është trajtuar në pediatrinë infektive, fëmija është transferuar në një shtet fqinj për një trajtim më të specializuar. Rastin e ka zbuluar drejtuesja Ekzekutive e Shoqatës së personave me HIV/ AIDS Olimbi Hoxhaj, teksa ka dhënë edhe statistikat për dhjetë muajt e parë të vitit.

“Mes të infektuarve dy janë fëmijë. Një prej tyre e ka marrë virusin nga nëna ndërsa një 1 vjeçar dyshohet të jetë infektuar në sistemin shëndetësor. Dyshimet në rastin kur prindërit janë negativ janë për të investiguar në kujdesin shëndetësor i cili është ofruar në spital. Fëmija është në terapi sapo u konfirmua diagnoza.

Nga janari deri në tetor kemi 80 raste të reja, 19 femra dhe 81 meshkuj. Njëkohësisht kemi 11 humbje jete, 5 të cilat janë këtë vit të diagnostifikaur, çka tregon që janë diagnostifikaur vonë. Kemi një grupmoshë 39.5 vite tek femrat dhe diçka më pak tek meshkujt. Kjo për shkak të sjelljeve homo dhe biseksuale në marrëdhënie.” tha ajo për mediat.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri rezultojnë të prekur nga kjo sëmundje infektive, 792 persona nga të cilët 12 fëmijë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *