Do takonte dikë që njohu në burg/ ‘Gjurmët’ e fundit të Ervis Martinajt, në shtëpinë e një personi të njohur të botës së krimit


Gjurmët e fundit e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj janë zhdukur në zonën e Shijakut, ku ai është nisur mbrëmjen e 8 Gushtit nga Tirana.

Sipas Ora News, zona e Shijakut tregon vendndodhjen e fundit të Martinajt dhe më pas humbin të gjitha gjurmët e tij.

 

 

Mbrëmjen e 8 Gushtit, Martinaj ka dalë rreth orës 18:30 nga ambientet e një pallati në Laprakë ku shfaqet me syze dielli, tuta të shkurtra dhe me shapka.

 

 

Ai futet në një automjet tip “Audi A8”, me të cilin është parë në datën 5 gusht në një hotel në Durrës.

Biznesmeni hipën në sediljen e parë dhe makina largohet në drejtim të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, duke hyrë në rrugën e Laprakës. Në këtë pallat ai kishte marrë një apartament me qira.

 

 

Teksa ka udhëtuar në drejtim të Kasharit, silueta e Martinajt dhe një personi tjetër që e shoqëronte, i cili dyshohet të jetë oficeri i arrestuar Jeton Lami, është ndalur në ambientet e një pike karburanti.

 

 

Aty ata kanë ndërruar makinën “Audin A8”, duke marrë për lëvizje një automjet tjetër. Duke ndjekur itinerarin e lëvizjes së kësaj makine, ka rezultuar se Martinaj ka hyrë në zonën e Shijakut.

Në këtë zonë ka dyshime se biznesmeni është ftuar nga një person të cilin e ka njohur në ambientet e burgut 302 në Tiranë, kur u arrestua dhe u mbajt për 7 muaj në qeli për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok.

Martinaj ka hyrë në banesën e një emri mjaft të njohur të botës së krimit në zonën e Shijakut. Deri në këtë fazë të hetimit, nuk dihet asgjë rreth fatit të 40-vjeçarit, nëse është gjallë apo është vrarë dhe zhdukur

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *