Zvicëra ka mposhtur Serbinë me rezultat 3-2, duke kaluar në fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës dhe duke i eliminuar kundërshtarët.
Dy futbollistët kosovar, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, u paraqiten për Zvicëren që nga minuta e parë, shkruan IndeksOnline. Shaqiri shënoi një gol ndërsa Xhaka u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.
Pas eliminimit në foton e postuar nga Federata e Futbollit të Serbisë, kanë vërshuar komentet e shqiptarëve.
Në komentet e shumta shkruhej ”U”, “Xhaka” dhe ”Shaqiri” të shoqëruar edhe me fotogrefi.