Pamjet e rënda, sherr me leva dhe grushte në Rrogozhinë (VIDEO)


Një konflikt fizik mes dy personave është regjistruar së fundmi në Rrogozhinë.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga JOQ, dy persona shihen duke u rrahur me njëri-tjetrin, ku njëri prej tyre është me levë në dorë, teksa e godet edhe me grusht në fytyrë personin që ka përballë.

Të pranishëmit e tjerë në vendin e ngjarjes, janë afruar pranë tyre dhe mundohen t’i ndajnë. Ende nuk dihen arsyet e nisjes së sherrit.

Ndërkohë, policia ende nuk ka një reagim në lidhje me këtë ngjarje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *