Ragip Xhaka, babai i Granit Xhakës i ka reaguar Zana Avdiut, analistes që kritikoi gjestin e futbollistit shqiptar në ndeshjen ndaj Serbisë.
Ajo u bë virale me një postim që e kritikonte Granit Xhakën për gjestin që e bëri në ndeshjen e Zvicrës ndaj Serbisë.
Kjo bëri që debati të ndizej dhe babai i Granitit, Ragipi u inkuadrua në lidhje direkte.
Ai tha se Avdiut duhet t’i vijë turp që e quan Xhakën rrugaç.
“Nuk jam njeri i televizioneve e i kamerave. Jam njeri i sakrificës, i punës dhe burgjeve. Desha asaj zonjës, Zanës, t’ia përkujtoj. Një: t’i tregoj se kush jam. Ajo kur mirret me një fjalë rrugaë, t’i vjen turp, ajo nuk e di çfarë është sporti, çfarë është krenaria. I kundërvihet një djali që është gjak shqiptari, që na bën të gjithë shqiptarëve krenarë. I thotë Granitit rrugaç. Po më vjen keq që një femër me shkru një fjali. Më së pari të ma tregon fjalën rrugaç. Ndoshta prej efektit mundesh me ndodh. Asnjë fjalë nuk e dëgjova për thirrjet e Serbisë. Familja Xhaka nuk është dorëzu asnjëherë ndaj pushtuesve. Graniti nuk e ka bo gjestin politik as shovinist as asgjë. Atë gjest nuk e ka bo as me fye kërkon, as me sha kërkon. Është turp i saj t’i mbrojë ato teza të Serbisë. Xhaka i tregoi botës që këta (e ka fjalën për Serbinë) na kanë dhunuar nënat tona, vajzat tona”, tha Ragip Xhaka në T7.