LIVE: Andi Artani i bashkëngjitet kastit të banorëve në BBVK (VIDEO)


I njohur si protagonist i emisionit kushtuar dashurisë, Andi Artani tanimë ka hyrë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ndërsa do të shfaqë personalitetin e tij të krijuar nga jetesa mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Andi, që veten e ka sfiduar edhe në pozitën e prezantuesit televiziv, i njohur edhe për natyrën e tij me goxha vetëbesim pritet të sjellë anën e tij të paparë nga publiku deri më sot përmes eksperiencës në Big Brother VIP Kosova.

Spektakli Big Brother VIP Kosova do të vijë pranë jush përmes Klan Kosova dhe ArtMotion.

Vivien Thano erdhi nga Shqipëria për tu bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova

Personazhi televiziv goxha i njohur sidomos në Shqipëri, Vivien Thano është banorja e radhës që sapo ka hyrë në ambientet e shtëpisë më me jehonë në trojet shqipfolëse.

Thano, e cila vjen nga qyteti i Durrësit tashmë njihet për pjesëmarrjet e saj nëpër formate të ndryshme televizive, veç se një gjë është e sigurt – ajo nuk ka qenë kurrë pjesë e një spektakli aq gjigant siç është Big Brother VIP Kosova.

Madje, Vivieni pëlqen shumë dhe botën e sportit, në veçanti volejbollin dhe basketbollin.

Tani neve na mbetet të shohim se si do ta përballojë ajo jetesën brenda shtëpisë së BBVK dhe çfarë do të dhurojë Thano për publikun shqiptar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *