Kujtonte se ishte jetime, vajzes nga Italia i ndodh mrekullia! Arditi i jep lajmin e bujshem


Nostalgjia për vendin ku kishte lindur dhe kishte kaluar shtatë vitet e para të jetës e sollën Oriklindën në Shqipëri tre vite më parë.

Kujtimet e pakta të vegjëlisë përpara se të birësohej nga një çift italian në vitin 1991 lidheshin vetëm me figurën e një zonjë të dashur që nuk ishte e ëma por edukatorja e Shtëpisë së Fëmijës në Vlorë.

Deri në ato momente ajo mendonte se ishte e vetme, e braktisur dhe siç i’a kishin cilësuar: jetime. Nga takimi me mësuese Vitoren përpara tre vitesh ajo zbuloi një të vërtetë që as nuk e kishte ëndërruar. Ajo kishte dhe dy motra të tjera dhe nëna e saj mund të jetonte ende diku në Shqipëri.

I’u desh një kohë e gjatë mbi tre vite, me hulumtime dhe kërkesa pranë autoriteteve shqiptare që të mësonte vendndodhjen e familjes së saj por nuk arriti të marrë kurrë një përgjigje. Pasi ra në kontakt me redaksinë e rubrikës


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *