“Më mirë në burg sesa në shtëpi me gruan time”, 41-vjeçari heq dorë nga arresti shtëpiak: Më ktheni në qeli


Më mirë në burg, sesa në shtëpi me gruan time.”

Me këto fjalë, një 41-vjeçar nga El Salvadori u kërkoi karabinierëve ta çonin pas hekurave pas një sherri me partneren e tij.

Ndaj 41-vjeçarit ishte vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie” për 5 muaj në një shtëpi në Seregno, në provincën e Monza dhe Brianza.

 

 

Megjithatë, bashkëjetesa me gruan ka qenë problematike. Sipas karabinierëve, 41-vjeçari ka pirë dhe është bërë agresiv. Prandaj, Gjykata Mbikëqyrëse pranoi kërkesën për pezullimin e masës “arrest shtëpiak” dhe dyert e burgut u rihapën për burrin.

 

 

Karabinierët, të cilët ndërhynë në banesë për të shuar një tjetër sherr mes çiftit, pranuan kërkesën e 41-vjeçarit. Ata e gjetën burrin në gjendje dehur. Përballë tyre 41-vjeçari ka mbajtur edhe një thikë për të dëmtuar veten, shkruan Tg Com.

Pasi u qetësua, burri kërkoi të kthehej në burg sepse nuk mund të duronte më bashkëjetesën. Nisur nga konflikti në çift dhe sjelljet agresive të 41-vjeçarit, karabinierët i propozuan Gjykatës Mbikëqyrëse pezullimin e arrestit shtëpiak, duke e marrë atë. Burri u dërgua më pas në burg.

 

 

Akuzat

Burri ishte dënuar përfundimisht për grabitje, rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe dëmtim personal, të gjitha krimet e kryera në Milano në vitin 2013. Në total ai duhet të vuajë 6 vjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *