Reagon ish-gruaja Kejsi pas deklaratës së Stresit “Vetëm nëse gruaja vjen largohem nga BBVK”


Arkimed Lushaj – Stresi është njëri nga 14 banorët e shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Ai tashmë ka nisur debatet dhe diskutimet me banorët në lidhje me muzikën e po ashtu edhe jetën private.

Në një bisedë, artisti nga Shqipëria theksoi se do të dilte nga BBV nëse do i vinte ish-partnerja. I njëjti iu referua Keisit, me të cilën është i martuar akoma ligjërisht.

“Valla veç nëse vjen ish-gruaja kisha dal prej Big Brotherit direkt. Ndryshe harroje që ma mbush mendjen mu dhe harroje që vjen dikush që e konkurron atë këtu”, u shpreh ai.

E një reagim nuk mungoi nga ish-e dashura me një postim të shpërndarë në InstaStory. Ajo ka ndarë një pjesë të shkurtër të videos në të cilën shtoi: “Njiheni dhe ju pak”.

Romanca e tyre ka qenë gjatë e komentuar edhe në medie, shpesh për një pajtim mes tyre e gjithashtu edhe për ndarje. /Telegrafi/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *