Tifozët në Katar kanë mundur ta fotografojnë vetëm nëpër tribuna, por e përditshmja gjermani Bild bëri edhe më tepër për ikonon seksi të këtij Botëroti.
Ivana Knöll 30vjeçe ka çmendur tifozët nëpër stadiume me veshjet e saj seksi që nga fillimi i Kupës së Botës .
Fotot e Miss Kroacisë bëjnë xhiron e botës. Sidomos ai që tregon dy fansa nga Katari duke i rrëmbyer me telefonat e tyre.
Kudo që ajo shfaqet në Katar, alarmi bie. Të gjithë duan një selfie me të. Ajo është lënë e qetë vetëm në dhomën e hotelit aty ku kanë hyrë gazetarët gjerman.
Hoteli ndodhet në lagjen moderne të West Bay, dhoma e saj është në katin e 24-të dhe ka një pamje të mrekullueshme.
Ivana përshëndet gazetarët në gjermanisht: “Përshëndetje! Mirë se vini në dhomën time.”
Një ditë në dhomën e hotelit të Missit kroat që po
Ajo lindi si vajza e një babai gjerman dhe një nëne kroate në Frankfurt, madje shkoi në shkollë për disa vjet atje.
Më vonë ajo u transferua në Kroaci me nënën dhe njerkun e saj. Zemra e saj i përket kombëtares kroate. Nuk është e vështirë të shihet. Një flamur kroat është i varur mbi divan në dhomën e saj.