Capital-T kritikon fytyrat publike: Për një dite e harruat rastin e 11-vjeçares


Opinioni publik ka reaguar në mënyra të ndryshme duke shprehur revoltën e tyre edhe përmes e protesta edhe në Prishtinë dhe Tiranë.

 

 

Përveç qytetarëve, reagimet nuk kanë munguar as figurat publike dhe estrada shqiptare, disa prej të cilën edhe iu bashkuan protestave.

 

 

Por, e gjitha kjo sipas reperi Capital T nuk mjafton, pasi ai përmes një statusi në InstaStory që ka bërë mbrëmë tha se me të kaluar ditët ngjarja po lihet në harresë.

 

 

“A e dini çka më dhemb më së shumti, që sot askush nuk po fol për s ka ndalin e pë rdh υnimit, a u krye tash a? 1 ditë protesta dhe përfundoi, le të bëhet çka të bëhet. Këtu është gabimi, që ne lodhemi shpejt veç deri sa t’i kryejmë fotografitë për Instagram edhe u krye çka ndodh nuk ka rëndësi apo”, ka shkruar reperi.

 

 

Tutej, krijuesi i hitit “Kujtime” u shpreh se për raste të tilla nuk duhet të ndalemi deri sa të ndërrohen ligjet, madje ai tha se duhet digjet vendin nëse është nevoja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *