Dy punonjës të një aeroporti në Melburn janë hequr nga puna, për shkak se gjatë shkarkimit të bagazheve ata kanë hedhur çantat e pasagjerëve. Pamjet, të cilat u bënë virale në internet, treguan ata duke hedhur, shke lmuar dhe përplasur valixhet dhe çantat e pasagjerëve.
Një burrë u shfaq duke qeshur, ndërsa një tjetër ngriti një çantë mbi kokë, duke e hedhur me forcë. Të enjten, kontraktori i Qantas Swissport, përgjegjës për trajtimin tokësor në Aeroportin e Melburnit, konfirmoi se dy punonjës ishin pushuar nga puna.
“U ndërmor një hetim urgjent për sjelljen e fundit të dy anëtarëve të ekipit në Aeroportin e Melburnit, të cilët po trajtonin bagazhet e klientëve në një mënyrë të papranueshme. Si rezultat i atij hetimi, këta individë nuk janë më të punësuar nga Swissport,” konfirmoi një zëdhënës për news.com.au.