Jepet ALARMI: Sonte, veriu praktikisht është në gjendje lufte


Profesori universitar, Blerim Latifi ka reaguar për tensionimin e situatës në veri të Kosovës, për çka është shprehur se atje praktikisht është gjendje lufte.Ai më tej përmendi të gjitha zhvillimet, teksa kritikoi se nuk ka reagime ndaj kësa situate, raporton Zeri.info.

“Sonte veriu praktikisht është në gjendje lufte. Afër Ujmanit ka pasur këmbim zjarri midis policisë së Kosovës dhe paramilitarëve serbë, ndërsa njësitë policore që ruajnë dy pikat kufitare atje, tash janë të bllokuar pas vendosjes së barrikadave. Rrjetet sociale ende janë të heshtura, sepse të gjithë i kanë sytë tek ndeshja Francë- Angli. Edhe KFOR-i ende nuk ka folur. Mbase edhe ata janë të gozhduar para ekranit, si krejt shqipet”, shkroi ai në një postim në Facebook. /Zëri


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *