Si ndryshoi jeta e modeles? Beniada Nishani nis bashkëjetesën me vëllain e Arbër Hajdarajt! Detajet e lidhjes së çiftit


TIRANË- Beniada Nishani po jeton momentin e saj më të mirë. Pas eksperiencës në “Big Brother, modelja seksi gjeti menjëherë punën e ëndrrave si moderatore.

Por, paralel me karrierën, Beniada gjeti dhe dashurinë. Vetëm pak javë më parë, “Panorama Plus” zbuloi historinë e saj me Blerti Hajdarin, vëllain e Arbër Hajdarit.

Emri i tij nuk është një emër i panjohur për publikun. Megjithatë, Arbri nuk ka qenë “shkesa” e këtij çifti, pasi dy të rinjtë janë njohur gjatë “Procesit Sportiv”, ku Blerti ka shkuar i ftuar si një ish-futbollist i mirënjohur.

32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA-ja, ku dhe ishte larguar vite më parë. Pak vite më parë, Blerti rrëfeu në një intervistë edhe angazhimet e tij në SHBA.

“U transferova në Amerikë, unë pata fatin t’i bashkohem ‘New York Red Bulls’, që siç dihet është një nga ekipet më elitare të MLS. Po bëra shumë mirë. U aktivizova në ‘New York Red Bulls’, me skuadrën e dytë duke shënuar 9 gola në 1 2 ndeshje. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, lojtarë të skuadrës së dytë stërviteshim me ekipin e parë.

Aty pata fatin të njoh Tierry Henry dhe Rafael Marquez, si dhe shumë lojtarë që akoma luajnë sot në atë ekip. Ishte kohë e bukur dhe një eksperiencë shumë e bukur. Fatkeqësisht, duhet ta mbyllja karrierën për shkak të një dëmtimi që pësova.

Po punoj në sektorin privat për momentin dhe ndoshta në pritje për të filluar punë në agjencitë e zbatimit të ligjit në SHBA, të cilat kërkojnë një kohë derisa të realizohen si proces. Aktualisht, punoj në New York duke drejtuar, ruajtur dhe menaxhuar një shoqëri komerciale”, shprehej Blerti kohë më parë.

Ndërkohë, ai ka lënë pas jetën në New York, për t’u rikthyer në Tiranë, duke gjetur edhe dashurinë. Në SHBA, ish-futbollisti la pas më shumë sesa karrierën.

Nga ajo që mundëm të mësojmë, Blerti është baba i dy fëmijëve të vegjël nga një histori dashurie që ka pasur në New York. Por, teksa gjërat nuk kanë funksionuar më me partneren e tij, Blerti është rikthyer në Tiranë, për të qenë sërish pranë familjes së tij, ndonëse larg fëmijëve.

Teksa fillimisht ka qenë i ftuar në panel si ish-futbollist, Blerti duket se është ndeshur me bukuroshen e “Big Brother”. Dyshja ka nisur një lidhje prej disa muajsh dhe duket se tashmë kjo marrëdhënie është konsoliduar mjaftueshëm, sa për të dalë tashmë edhe publikisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *