A është i dashuruar? Flori e tregon në mënyrën më të bukur


Flori Mumajesi është një prej këngëtarëve më të njohur të muzikës shqiptare. Por jetën private ai ka preferuar gjithmonë ta mbaj larg vëmendjes mediatike. Krahas hiteve të bukura që artisti dhuron, fansat mund të jenë kuriozë të dinë ndonjë detaj rreth ndonjë romance të mundshme.

Së fundmi, Flori ka treguar statusin e tij: Është single! Ai ka shpërndarë një video ku shfaqet një djalë i cili shprehet se do të luajë në piano melodinë e preferuar të të dashurës së tij dhe ajo do të vrapojë menjëherë drejt tij sapo ta dëgjojë.

Pas disa sekondash, ai ndalon dhe thotë: “Harrova, unë nuk kam një të dashur”. Flori zgjodhi që për jetën e tij private “të flasë” shkurt, pastër, qartë dhe me humor. A është i dashuruar? Flori e tregon në mënyrën më të bukur


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *