“Azem Hajdari ishte njeriu që…”/ Analisti i njohur plas deklaratën e fortë dhe tregon çfarë i tha Ramiz Alia: Berishën e çoi ai, gjuajti rastin dhe u përzgjodh në krye të PD-së dhe më vonë ka qenë agjent


Analisti Dritan Hila, ka treguar mbrëmjen e djeshme në Top Story bisedën me Ramiz Alinë, në lidhje me lëvizjen e dhjetorit, për të cilën ka thënë se Sali Berisha është dërguar të bisedojë me studentët nga vetë Ramiz Alia. Sipas Hilës, Berisha gjuajti rastin e më pas u bë kryetar i PD-së, duke parë situatën ku regjimi kishte marrë fund.

Dritan Hila: Ekonomia në atë kohë kishte mbaruar, burrat hanin bukë me shëllirë ose me vaj e sheqer. Ajo që ka mbetur nga shestimi i 30 viteve është që Azem Hajdari ishte njeriu që e udhëhoqi, në histori ai ka mbetur. Unë mendoj se Berisha, të paktën nga dy biseda që kam pasur me Ramiz Alinë, dhe është thënë publikisht kjo, mendoj që do të çonin dikë që do të bashkëbisedonte, meqë Berisha ishte Tropojan dhe Azem Hajdari ishte tropojan, çuan këtë që të merrej vesh. Berishën e ka çuar Ramiz Alia të bisedojë me studentët, ishte normale që një pedagog të bisedonte me ta.

E parë me syrin e historisë e kuptoi që sistemi kishte marrë fund, pa një rast, e gjuajti rastin e më pas u bë kryetra i PD-së, më vonë pastaj a ka qenë agjent apo jo, nuk e dimë, nuk besoj. Berisha pastaj kaloi në ekstremin tjetër që çoi në 96 dhe 97. Se çfarë roli kishte njëri apo tjetri nuk kam çfarë të them, i shërbejnë historisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *