Po Keisi? Po shihen shumë të afërt, STRESI bën deklaratën e papritur për modelen e njohur: E dua…


Kryefjalë e kësaj jave në “Big Brother Vip Kosova” ka qenë afrimiteti i Arkimed Lushës i njohur si Stresi me Gresa Hotin. Jo se ka diçka të keqe në ketë mes, por kjo erdhi pas deklaratave të tij për ish-partneren, Kejsin.

Nga njëra anë kishim një Stres i cili po i dërgonte sinjale Kejsit për t’u ribashkuar, nga ana tjetër kishim një Stres që nuk po i shqitej banores tjetër të shtëpisë Gresa Hotit. Mirëpo në lidhje me këtë situatë ka thënë fjalën e tij vetë reperi. Në një bisedë me aktoren Shota Baraliu, Stresi theksoi se Gresën e do vetëm si shoqe.

“Po ta them ty, kamerës e të gjithëve. Edhe nesër do ta sqaroj si do të jetë një shok shumë i ngushtë i një femre. Unë kur t’i them dikujt shoqe, ashtu mbetet. Jam shumë i sigurt për këtë punë, jam shumë i matur. Nuk mund të ndodhin me Gresën se i kam thënë shoqe të ngushtë”, u shpreh ai.

Kujtojmë që 5 dhjetori ishte edhe data kur startoi “Big Brother Vip Kosova”, pas muajsh lajmërimesh. Reality-shoë moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, ndërsa në poltronët e opinionistëve qëndrojnë Olti Curri dhe Afërdita Paqarada.

Ndërsa ndër banorët që janë bërë pjesë e shtëpisë janë: Reperët e njohur Getinjo dhe Stresi, Vivien Thano, Ana Kabashi, Andi Artani, Mc Beka, Edon Sheleku, Alisa dhe Urim, Shota Baraliu, Arta Selimi, Artan Thaqi, Gresa Hoti, Lugati, Juliana Nura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *