Teksa ndodhet në BBV, Getinjo humbet njeriun e dashur! (FOTO)


Reperi Gramoz Aliu, i njohur nga të gjithë si Mozzik, ka ndarë pak më parë me ndjekësit e tij një lajm të trishtë. Përmes një postimi prekës në Instastory, Mozzik ka lajmëruar se daja i tij ka ndërruar jetë.

“O dajë të gjitha mi mësove vetëm si t’ja bëj pa ty harrove të ma mësosh! Shpirtin na e dogje o daja im më i miri. Të Allahut jemi dhe te Allahu do kethehemi! Sot ka ndërruar jetë daja im, vëllai i nënës Burim Hetemi. Të dua dajë shumë, do më mungosh shumë”– thuhet në postimin e Mozzik.

Nga ana tjetër kujtojmë se vëllai i Mozzik, Getinjo, nuk është në dijeni të humbjes tragjike. Ai u bë pjesë prej dy javësh tashmë, e “Big Brother Vip Kosova”, ku nuk ka asnjë kontakt me botën jashtë. Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të vërë në dijeni Getinjon për humbjen e personit të shtrenjtë.

Përveç fansave të tij, Getinjo po merr mbështetje të madhe edhe nga vëllai i tij Mozzik (Gramoz Aliu), i cili nuk i ka kursyer postimet mbështetëse për vëllain e tij në rrjetet sociale.

Së fundmi Mozzik ka treguar edhe një herë lidhjen e fortë që ka me vëllain e tij, ku ka lajmëruar ndjekësit e tij në Instagram se ka gdhendur portretin e Getinjos në trupin e tij.
“Big Brother-i im i vërtetë”- ka shkruar Mozzik krahas fotos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *