Luani i Vis Martinajt bën xhiron e TikTok-ut


Ditën e djeshme në Opinion u tha se Vis Martinaj kishte blerë një këlysh luani. Kafsha e egër që ishte marrë nga biznesmeni i kazinove kishte pushtuar rrjetet sociale.

 

 

Këlyshi i luanit i cili ka qenë 2-muajsh në foto, kishte marrë vëmendje të madhe kryesisht edhe nga vajzat e showbizit shqiptar, për të cilën njërën në veçanti duket se Martinaj ka patur edhe lidhje. Emri i saj nuk është bërë ende me dije.

 

 

Martinaj është zhdukur pa lënë gjurmë, teksa kohët e fundit kanë qarkulluar informacione të miksuara për të, asgjë e konfirmuar zyrtarisht.

Mesazhi i fundit i Martinajt me familjarët ka qenë interesimi për këlyshin më 9 Gusht para se të zhdukej. Sipas informacioneve, mesazhi është dërguar në orën 17:00 të asaj dite.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *