Xhulit të Big Brotherit i ishte publikuar një video íntime, ajo tregon se si e përjetuan prindërit e saj


Modelja e njohur shqiptare, Juliana Nura, është njëra ndër banoret e shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP Kosova. “Xhuli”, është emri me të cilin asaj i drejtohen të gjithë banorët brenda shtëpisë.

Ajo deri më tani aty brenda, ka dëshmuar se është një vajzë e hapur dhe shumë e shoqërueshme. Por, cila ishte historia e saj, para se ajo të futej në Big Brother VIP Kosova? Xhuli në vitin 2010 kishte kaluar një periudhë jo shumë të lehtë në jetën e saj.

Asaj i ishte publikuar një video íntime, ku gjatë asaj kohe, Xhuli është shprehur se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë. Banorja e Big Brotherit gjithashtu ka treguar edhe si e kanë përjetuar prindërit e saj një situatë të tillë.

“Besoj shumë keq, sepse nuk kemi fol shumë për këtë gjë, sepse është një periudhë për të cilën prindërit nuk dëshirojnë të flasin, sepse e di që janë lënduar shumë, nuk janë lënduar vetëm se vajza e tyre ishte në momente shumë të vështira, por ishin lënduar edhe nga fisi, nga rrethi, me fjalët”, është shprehur ajo në një intervistë të para pak mujsh.

Por, një përjetim i tillë, nuk e rrëzoi Xhulin, ajo shprehet së është bërë akoma më e fortë. “Vendosa të bëhem e fortë, të jem fytyrë për të gjithë ato gra që tejkalojnë një gjë të tillë”, tha ajo. Modelja ka bërë të ditur se për publikimin e kësaj videoje ka bërë edhe një denoncim.

“Unë e bëra një denocim dhe kam thënë se e vërteta del në shesh. Aludimet ishin të mëdha, kush ishte, me kë ishte, çka bën kjo, çfarë pune bën. Pra, në 2010-tën është kjo”, tha Xhuli. Tutje, ajo tregoi se gjatë muajve të parë pas publikimit të kësaj videoje, ishte në gjendje shumë të keqe emocionale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *