Vjollca “me çantën në krah”, tregon jetën e saj sot: Nusja e djalit s’më flet me gojë, ja ç’më kanë bërë çunat


Një vit më para historia e saj u bë mjaft virale në rrjet. Ishte një kushëri që i kishte marrë paratë bashkëshortit të saj që bëri që Vjollca ta çonte atë në “Shihemi në Gjyq”. Pjesën tjetër të ngjarjes ju e dini…

Por Vjollca u rikthye sërish ditën e sotme. Dhe duket se ajo është mjaft e lumtur me bashkëshortin. Ajo tha se me një nuse të djalit nuk shkon, duke qenë se ajo nuk e ka pëlqyer që dolën në televizor.

Unë nuk i kërkova falje nuses, jam në shtëpi time, s’ia kam shtri dorën asnjëherë. Nuk fola fare kur më tha ashtu”. “Me çunat flas me të dy, jam lidhur ngushtë. Sidomos me këtë të madhin”. Ajo foli dhe për periudhën kur videot e saj u bënë mjaft virale në rrjet, shkruan meganews

“Më paragjykuan shumë. Por u pendova, se ndihem keq kur një tjetër më thotë: Ti ke dalë në televizor, ti ke dalë në televizor. Mua më bëri e keqja të dal në televizor”, tha ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *