EMRI/ Një shqiptar mes të mbijetuarve të tragjedisë së Kanalit Anglez, si është gjendja e tij


Një shqiptar i quajtur Denis, është mes të mbijetuarëvë të tragjedisë së Kanalit Anglez mëngjesin e sotëm. Abcnews.al, mëson se shqiptari i quajtur Denis, është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa është shpëtuar nga anija e peshkimit e cila dha ndihmën e parë për emigrantët që ishin në gomonen e çarë.

Burime për Abcnews.al, bëjnë të ditur se nga verifikimet deri në orën 14:00, nuk rezultojnë shqiptarë të tjerë, megjithatë detaje të tjera pritet të dalin lidhur me kombësinë dhe identitetin e viktimave dhe të mbijetuarve të kësaj tragjedie.

Deri më tani media britanike raportojnë se janë shpëtuar 43 persona ndërsa 4 të tjerë janë shpallur të vdekur. Fillimisht ishte një varkë peshkimi që ka dhënë ndihmë për emigrantët, ndërsa më pas janë njoftuar emergjencat civile të Francës dhe Britanisë së Madhe.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, reagoi për përmbytjen e varkës me emigrantë në Kanalin Anglez. “Jam i sigurt që e gjithë Dhoma (e parlamentit) ndan keqardhjen e time për përmbytjen e një varke të vogël në Kanal, në orë të para të mëngjesit të sotëm dhe për humbjen tragjike të jetëve njerëzore”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *