“S’ta fal kurrë”/ E dhunuan në mënyrë barbare, kush e çoi të riun në “bazat” e Ervis Martinajt


Mosshlyerja e disa borxheve bixhozi dyshohet se janë bërë shkaku i një përplasjeje mes të riu Roan Brahimi dhe personit të cilit ai dyshohet se i bëri atentat në Milot, Ylli Ibrahimi. Sipas “Në Shënjestër”, ka dokumente sekretë të policisë, ku thuhet se gjithçka lindi pas një konflikti që Roan Brahimi kishte me Ylli Ibrahimin. Ku ky i fundit, mendohet se e ka çuar Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar. Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Roan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare.

E gjitha kjo, për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Ibrahimin me fjalë: Nuk ta fal kurrë atë që më ke bërë!

Roan Brahimi është shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.

Atij i është kontrolluar banesa pas atentatit ndaj Ibrahimit, ku mbeti i vdekur Klisman Preçi, por aty është gjetur vetëm i ati, Gjovalin Prendi. Ky i fundit ka mohuar të jetë në dijeni të konflikteve dhe është shprehur se me Ylli Ibrahimin ishin rreth krushqie. Si ndodhi atentati?

Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi po lëviznin me një mjet të blinduar, por 108 plumba blindshpues arritën që u futen brenda mjetit. 28-vjeçari Preçi u qëllua i pari, në momentin që ka zbritur nga makina. Pas tij, Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur afro 3 minuta, ai ka hyrë sërish në makinë për t’u mbrojtur nga plumbat. Preçi humbi jetën ndërsa Ibrahimi mbijetoi. Para prokurorëve, Ibrahimi nuk ka dhënë asnjë detaj nga ngjajra e ndodhur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *