Punonte për bukën e gojës, i riu shqiptar humb jetën në Itali në vendin e punës


Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në orarin e punës në Itali. Siç bëjnë me dije mediet e huaja, viktima është identifikuar me emrin Dritan Mecja.

43-vjeçari është mbytur teksa ishte duke punuar në një kantinë vere, si pasojë e asf iks isë. Mësohet se për shkak të një problemi teknik, tymi brenda rezervuarit të magazinës së verës ishte i papërballueshëm. Ngjarja e rë ndë dhe fatkeqe per shqiptarin ka ndodhur ditën e djeshme, 14 dhjetor rreth orës 11:30 në Cessalto brenda kantinës Corvezzo.

“Jemi të tr nditur, ngushëllime të mëdha për familjen e tij: ai ishte i punësuar prej vitesh, një punëtor i madh”, tha kryebashkiaku i Cessalto, Emanuele Crosato. Dritan Mecja ka lënë pas gruan e tij, gjithashtu shqiptare, dhe djalin e tij 11-vjeçar. Ai punonte prej vitesh në kompaninë Corvezzo në Itali.

Komentet ngushëlluese kanë qenë të shumta në rrjetet sociale jo vetëm nga njerëzit e tij të afërm dhe familjarë, por edhe nga shumë vendas pra italianë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *