Stresi: 3 milionë persona do të më varrosin, as 2Pac e Biggie nuk kanë pasë asi varrimi


Stresit i duhet pak që të nxehet në biseda dhe të shpërthejë ashtu siç vetëm ai di. Edhe gjatë natës së sotme, ai ka folur pak për veten, ndërsa ka thënë se ka aftësi t’i dallojë njerëzit fals.

“Unë jam për këtë sport, unë ta nxjerr maskën për sekonda, të tregoj se kush je”, ka thënë ai. Askush nuk ishte duke folur as për vdekjen e as për ceremonitë mortore, por Stresi ka thënë se në varrimin e tij do marrin pjesë krejt Kosova e Shqipëria.

“Ky burrë këtu ka me e mbyllë karrierën e ka me vdekë dhe 3 milionë banorë kanë me më ardh në varrim. Krejt Shqipëria e Kosova, do të jetë vargu ku nuk pritet më. As 2Pac e as Biggie nuk kanë pas asi varrimi çfarë do ta kem unë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *