Edi Rama: Në dimër do fiken dritat pas orës 22:00! E njëjta gjë do ndodhë edhe në Gjermani, Francë e Angli


Kryeministri Edi Rama tha se Ballkanin duke përfshirë edhe Shqipërinë e pret një dimër i vështirë, si pasojë e krizës energjetike.

Rama tha se Evropa po paraqet plane strikte për të përballuar krizën energjetike, siç është fikja e dritave pas orës 22:00. Gjë që nënkupton se e njëjta gjë mund të aplikohet edhe në vendin tonë.

 

 

“Ky dimër ka gjasa të jetë më i vështiri që kemi hasur. Në Ballkan nuk kemi pasur dimra të lehtë. Sot që flasim në Kosovë ka orë të tëra ndërprerje energjie.

 

 

Ky është fakt. Në vende si Britania, Franca apo Gjermani po paraqiten plane për të ndërprerë energjinë. Plane këto që përfshinë fikjen e dritave pas orës 22:00.

Mbyllje të çdo aktiviteti restorante. Njësoj si në kohën e pandemisë për të kursyer energji elektrike”, tha Rama në konferencën e Samitit të Hapur në Ballkan.

 

 

Gjithashtu Kryeministri Edi Rama, ftoi Turqinë, Greqinë, Italinë dhe Hungarinë t’i bashkohen nismës së Ballkanit të Hapur. Në fjalimin e tij së samitin e sotëm Rama tha se kësaj nisme duhet t’i bashkohen jo vetëm vendet e rajonit por edhe vendet si Turqia, Greqia, Italia dhe Hungaria.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *