O Zot i madh! Dalin pamjet nga vendi ku Amelia e vogël dha frymën e fundit, varka ku 6-vjeçarja pikturonte


Mediet greke kanë publikuar pamjet nga vendi i tragjedisë, ku 6-vjeçarja me origjinë shqiptare dha frymën e fundit ditën e djeshme.

Amelia u mbyt para syve të babait, teksa ky i fundit tentoi ta ngjiste vajzën në varkën, e cila ndodhej në det.

6-vjeçarja është pikasur nga një peshkatar nën një varkë të ankoruar dhe është transportuar me ambulancën e EKAB në Spitalin e Përgjithshëm të Korinthit, ku është konstatuar e vdekur.

Babai i 6-vjeçares u la i lirë sot me kushte kufizuese nga drejtësia greke, pasi akuzohet për ekspozim të të miturës në rrezik.

Ai ka thënë se e kaploi paniku kur pa të bijën të binte në det, ndërsa pretendon se nuk u zhyt në ujë, për shkak të problemit të tij shëndetësor. Babai i 6-vjeçares thotë se vuan nga astma.

Sipas dëshmive thuhet se kohët e fundit vogëlushja shkonte shpesh herë te varka, pasi i pëlqente që të pikturonte atje, shkruan protothema.gr.

Mediet greke shkruajnë se mbetet i dyshimtë fakti se pse babai nuk bëri asgjë në 4 minutat e tmerrit, kur vogëlushja 6-vjeçare po luftonte me vdekjen

Babai i 6-vjeçares është proceduar penalisht për ekspozim të të miturës në rrezik, në një kohë kur mbeten shumë pikëpyetje lidhur me vdekjen e vogëlushes Amelia dhe pamundësinë e tij për të ndihmuar vogëlushen.

Si ndodhi ngjarja

Gjithçka nisi mesditën e djeshme, kur babai shqiptar, i divorcuar nga gruaja , mori Amelian për të dalë për të ngrënë në një restorant buzë detit.

Për shkak se moti ishte i paqëndrueshëm dhe i ftohtë, ata nuk do të laheshin në det dhe për këtë arsye nuk morën rroba banje me vete. Pasi kanë ngrënë, sipas dëshmitarët okularë Amelia kërkoi nga i ati që të shkonin te varka që ishte ne det, raporton abcnews.al.

I ati i tha se nuk kishin rroba banje me vete, por Amelia këmbënguli dhe kështu ai pranoi të shkonte te varka me të bijën. Distanca e varkës nga deti ishte rreth 25-30 metra dhe thellësia e ujit 5-6 metra.

Deti ishte i trazuar për shkak të motit të keq.
Babai mori një jelek shpëtimi, ia vuri vajzës së tij dhe siç ishin të veshur me rrobat u drejtuan për te varka. Babai nuk kishte me vete telefonin apo sende të tjera. Siç u tha babai rojeve bregdetare, kur ata iu afruan varkës, ai u përpoq të ngrinte në krah Amelian për ta futur në varkë , por ajo rrëshqiti.

Sipas tij pasi rrëshqiti, të miturës i doli jeleku dhe për pasojë 6-vjeçarja përfundoi poshtë varkës.
Ajo që ngre dyshime është fakti që babai nuk bëri asgjë për të shpëtuar të bijën e tij. Ai ka thënë se nuk u zhyt për ta shpëtuar sepse kishte astmë, dhe se nuk mund ta mbante frymën në ujë, raporton abcnews.al.

Pyetja e madhe që mbetet është se pse babai i Amelias nuk bëri asgjë në 3-4 minutat që vogëlushja po luftonte me vdekjen.

Për këtë arsye kanë nisur hetimet për babanë e Amelias, pasi ai akuzohet se ka ekspozuar në rrezik të miturën. Ai u arrestua dje nga policia greke, ndërsa sot është lënë i lirë me kushte kufizuese.

Hetuesi dhe prokurori vendosën lirimin e tij me kufizimin e daljes jashtë vendit dhe paraqitjen e tij çdo ditë të parë të muajit në komisariat./abcnews.al/

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *