Vivien dhe Getinjo kaluan një natë të këndshme, kërkuan edhe fikjen e dritave


Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Getinjo dhe Vivien kanë filluar të shijojnë surprizën e “Vëllait të Madh”. Dyshja do ta kalojnë natën në dhomën e surprizave të izoluar nga pjesa tjetër e shtëpisë.

Getinjo dhe Vivien janë futur në xhakuzi, ndërsa kanë kërkuar nga produksioni që t’u fiken dritat. Çifti më i ri brenda shtëpisë, Getinjo dhe Vivien janë ftuar në dhomën e rrëfimeve nga Alaudini dhe Jonida për të folur rreth romancës së tyre të porsa nisur.

“Kur jam nisur për këtu, e kam ditur që mundet me qenë një bukuroshe që është e qetë dhe më afrohet me qetësi. Më pëlqen qetësia e saj, e për pamje as nuk diskutohet”, ka thënë Getinjo. “Unë i kom do hajgare që rrallë njerëz i kapin dhe Vivi i ka kapur prej fillimit”, ka shtuar ai.

“Që në natën e parë dilnim jashtë herë pas here dhe në qoftë se do e mendoja nuk do të ishte kurrë një lidhje me Getin. Nuk duam t’i nxitim gjërat. Shpresoj të transmetojmë diçka të mirë edhe për jashtë, sepse ne po ndjehemi shumë mirë dhe shpresoj që edhe jashtë ta përçojmë këtë pozitivitet”, ka thënë Vivien.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *