Beka, Artani, Gresa e Ana garojnë se cili mund të qëndrojë më gjatë pa frymë në ujë (VIDEO)


Banorët e Big Brother VIP Kosova e shijuan sot pak edhe pishinën. Mc Beka u dha këshilla se si mund të qëndrohet më gjatë pa frymë në ujë, duke u kërkuar kështu Artanit, Gresës e Anës, të cilët gjendeshin bashkë me të në pishinë, të garojnë se cili mund të qëndrojë më gjatë pa marrë frymë në ujë.

Të tre e pranuan sfidën. Ana, s’mundi të qëndronte as dy sekonda me kokën nën ujë, por as Gresa s’është që ndenji edhe gjatë. Ndërkaq, Artani vendosi që të bënte pak hile, e futi kokën në ujë, vetëm pak para se Beka ta nxirrte kokën jashtë.

Mirëpo, këtë hile nuk e hëngri fituesi i garës. Beka qëndroi plot 1 minutë pa frymë në ujë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *