Po kërkon burrë? Bleona Qerreti cudit me deklaratën: kam dy muaj në Tiranë Asnjë Djalë S’më Erdhi Në Tavolinë


Bleona Qereti ka konfirmuar sot se është beqare.Bleona prej kohësh nuk është përfolur për jetën e saj private që vitet e fundit e ka ruajtur me hermetizëm. E pyetur mbrëmjen e sotme se si po shkon jeta e saj sentimentale, këngëtarja tha se është beqare.

Më pas me humor ajo shtoi se ndërkohë që ka qenë vetëm gjatë dy muajve në Tiranë, nuk është shfaqur asnjë djalë shqiptar, mgjithatë shtoi duke qeshur se i pret ata në ‘Love Story 3’.

“Bleona donim t’ju bënim një pyetje direkte si gazetarë prej shumë vitesh në profesion, çfarë ndodh me situatën tuaj sentimentale në këtë moment të jetës?”

-e pyeti Alketa këngëtaren, e cila u përgjigj:“Erdha në Shqipëri me idenë që njerëzit e dinë që jam vetëm, hëngra për dy muaj në restorant dhe nuk erdhi asnjë njeri, nuk kam çfarë t’ju bëj… nuk erdhi asnjë djalë, çfarë të them unë më tepër tani. Më shumë se kaq ju pres në Love Story 3”.- deklaroi Bleona.

Pak kohë më parë, këngëtarja e njohur deklaroi se jeta e saj personale është e shenjtë dhe nuk do të flasë më publikisht për të. Ajo tha se për shkak të mediave “jeta e saj private ka vuajtur” dhe iu është prishur martesa e parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *