Del emri i shqiptarit që “shiste” gruan e tij, i gjente klientët dhe e detyronte të prostituonte


Një person është arrestuar mbrëmë në Ferizaj të Kosovës për trafikim me njerëz. Mediat kosovare raportojnë se në pranga është vënë shtetasi Fatmir Rushiti, 51-vjeç.

Ai u arrestua mbrëmë në fshatin Koshare pas një hetimi disa mujor nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore. Nga hetimet ka rezultuar se për rreth dy vite, Rushiti ka detyruar bashkëshorten e tij 52-vjeçare që në këmbim të parave të kryejë marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm të cilët klientët ia siguronte ai.

Pas arrestimit, 51-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit në praninë e avokatit të tij mbrojtës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. Rushiti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Trafikim me njerëz’.

Këshilltarja e seksit: Gabimi i madh që meshkujt bëjnë në shtrat
Ona Artist, 30 vjeçarja e famshme e Instagramit ndan vazhdimisht këshilla të vyeshme për jetën seksuale me ndjekësit e saj në rrjetet sociale


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *