Reperi Drake do me dalë prej krize, i vë 1 milion dollarë bast për Argjentinën


Reperi kanadez, Drake, ka vënë bast 1 milion dollarësh për Argjentinën, në finalen Kupës së Botës ndaj Francës, raportoi DailyMail të dielën. Ai u pa në rrjetet sociale, i veshur me fanellë të skuadrës italiane, Napoli, duke deklaruar se e mbështet Argjentinën.

“Unë zgjedh Argjentinën, ai zgjedh Francën. Kjo do të jetë atmosferë”, deklaroi Drake në pamjet që duket se janë filmuat nga një mik i tij. Parashikimet e reperit 36-vjeçar janë konsideruar mallkime pasi shumë herë nuk ia kishte qëlluar.

Ai kishte vënë bast 2 milionë dollarë për ish-kampionin e UFC-së, Israel Adesanya, në mbrojtje të titulli ndaj Alex Pereira, muajin e kaluar. Drake pati parashikuar edhe fitoren e Barcelonës ndaj Real Madridit, por kishte rezultuar e kundërta. Aktualisht, Argjentina është në epërsi ndaj Francës me dy gola.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *