Tronditë bashkëkombësit serbja Jelena Bulatoviç: Djalin tim do ta dërgoja në Ushtrinë e Kosovës


Në emisionin Kojshia Show, këtë javë të ftuar ishin ish-ushtari i UÇK’së, Dardan Krasniqi si dhe aktivistja serbe, Jelena Bulatoviç, të cilët folën për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe për mundësinë e tejkalimit të këtyre problemeve mes serbëve dhe shqiptarëve, shkruan Korrespodenti.

Aktivistja serbe ka thënë se ajo e konsideron Kosovën si shtetin e saj.“Pasi që jam e lindur këtu dhe jetoj këtu, kam krijuar organizatën organizatën time. E di që njerëzit këtu ikin për shkak të punës, ndërsa unë nuk e kam nijet me ikë prej Kosovës. Kështu, do të mundohem me iu ndihmua të gjitha bashkësive”, ka thënë ajo.

I pyetur se a do ta dërgonte djalin e saj në Ushtrinë e Kosovës, ajo i është përgjigju se po.

Ndiqeni minutën e 50:00 të emisionit për ta dëgjuar deklaratën e saj të plotë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *