Qytetarët e Skënderajt u shpërblyen me dhurata nëse në qese nuk kishin prodhime serbe


Grupi “Besa-besë, mos bli prodhime serbe” ka organizuar një aktivitet mjaft interesant në Skënderaj. Qytetarët të cilët në qese nuk kishin prodhime serbe, shpërbleheshin me një qese me prodhime vendore.

Thirrja e tyre ishte “mos bli prodhime serbe”. Kjo fushatë po bëhet me qëllim që të mos konsumohen produktet që vijnë nga Serbia por të blihen ato vendore.

Postimi i plotë:

Sot në Skenderaj, ai/ajo që nuk kishte në qeset e tyre prodhime serbe, i jepej një dhuratë modeste me 12 produkte vendore. Thirrja jonë ishte: “Mos bli prodhime serbe”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *