Fustani i Arbanës kushton sa qimet e kokës, rroga e një viti e një shqiptari të zakonshëm


Arbana Osmani mbrëmjen e djeshme ka prezantuar edicionin e 61-të Festivalit të Këngës në RTSH. Ajo që tërhoqoi vëmendjen ishte pikërisht veshja e saj pink, ku moderatorja u shfaq me një fustan, streçe dhe taka ngjyrë rozë.

Prezantuesja kishte zgjedhur një veshje nga Valentino, e cila i ka kushtuar jo më pak se 4110 euro, ku 2 900 euro kushton fustani, 260 euro streçet dhe 950 këpucët.

Por të njëjtën veshje ka patur tre vite më parë dhe prezantuesja Alketa Vejsiu në Festivalin e Këngës në RTSH. Nuk dihet nesë Arbana ka kopjuar Alketën apo të dyja prezantueset kanë të njëjtat preferenca në ngjyra.

Ndërkohë gjatë spektaklit, kur skenës iu bashkua dhe aktorja Olta Daku, Arbana nuk i ka kursyer dy batuta për Alketën.

“Po kërkoja një balerinë dhe sinqerisht nuk gjeta asnjë. Isha bërë gati për performancën time por dhe balerinët i paske zhdukur. Pra këtu vetëm u këndoka. Se ngaqë tek Alketa është “full” me balerinë…”, i tha Olta.

“Po mund të shkosh tek Alketa…”, ia ktheu Arbana duke qeshur dhe shtoi: “Këtë vit kemi menduar t’i japim këngës prioritet, mos të ketë performanca baleti, efekte vizuale”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *