“Flori Mumajesi është në déprésion. Tani askush nuk po i rri më afër”


Arkimed Lushaj, i njohur me nofkën artistike “Stresi” është banor i shtëpisë së Big Brother Vip Kosova. Stresi në një bisedë me tre prej banorëve ka folur edhe për këngëtarin e njohur, Flori Mumajesi.

Ai ka thënë se Mumajesi është në depresion dhe që askush nuk po i qëndron afër, shkruan Insajderi. “Çdo artist shqiptar dridhet kur incizon Flori, le çka thonë, krejt dridhen prej emocionit.

Kur ta bënë një këngë, kur futesh në mikrofon sdi çka me të thënë…unë krejt artistët i kam njoftë tek studio e Florit, qysh u sjellshin me të edhe Flori tash që është në depresion, askush si rrinë afër, askush”, dëgjohet duke i thënë ai çiftit Alisa Urim dhe banores tjetër Gresa Hoti.SHIH VIDEON

Prania e Flori Mumajesit në edicionin e 61 të Festivalit të Këngës ishte dicka që u aludua pak ditë më parë, nisur nga deklaratat e Arbana Osmanit, që këtë vit moderon dhe drejton eventin.

Por edhe nga postimet e vetë artistit në rrjetet sociale, e mesa duket do të kemi vërtetë një performancë të tij në skenën e rëndësishme muzikore, si një surprizë në natën e tretë të “FIK”. Kështu, pjesëmarrja e Mumajesit në Festival është konfirmuar ditën e sotme nga Drejtori Kreativ, Eraldo Rexho në një intervistë për “Ditë pas Dite” në RTSH.

Ku ndër të tjera ai ka zbuluar se në natën e tretë, që është konceptuar të jetë “Nata e Dueteve”, Flori do të ndajë skenën me Fifin, me këtë të fundit që prezantoi mbrëmjen e djeshme këngën pjesëmarrëse në edicionin e këtij viti.

Sipas Rexhos, në natën e tretë të eventit muzikor, do të kemi një rikthim të artistëve që kanë lënë gjurmë në Festival dhe që do të performojnë së bashku me artistët konkurues, teksa përvec Florit, një tjetër emër që ai ka bërë me dije se do ta shohim në skenë është edhe ai i Soni Malajt.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *